Një event mjaft i bukur me temën: “Think Green, Go Digital”, u mbajt në Tiranë, nga Banka Credins. Të ftuar ishin mbi 200 klientë të bankës, biznese dhe individë, të cilët u njohën nga afër me risitë dhe zhvillimet më të fundit të bankës Credins rreth projekteve digjitale, me një fokus të veçantë tek aplikacioni Credins Online.
Digjitalizimi ka ndryshuar mënyrën se si konsumatorët blejnë duke u shmangur nga bankingu tradicional dhe duke shkuar gjithnjë e më pak në degët e bankave dhe gradualisht bankingu digjital do të jetë kanali kryesor për klientët. Ndaj, shumë korporata dhe biznese në botë, duke përfshirë dhe industrinë bankare, kanë krijuar dhe futur në planet e tyre strategjike, ndërtimin e transformimit digjital, i cili në mënyrë të natyrshme nuk mund të bëhet brenda një dite apo një muaji, por kërkohet të ndërtohen themele të forta nëpërmjet një procesi të strukturuar mirë, për të sjelle ndryshime dhe risi në procese, struktura dhe teknologji.
Banka Credins, sot një nga 2 bankat më të mëdha në tregun bankar shqiptar, ka ndërmarrë iniciativa të njëpasnjëshme, të bukura dhe inovative duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike duke u mbështetur në avantazhet e saja më të forta për një menaxhim sa më të mirë të klientëve.
Projektet inovative përgjatë rrugëtimit 20 vjeçar të bankës Credins nuk kanë stopuar asnjëherë. Lançimi i kartave Master & Visa, instalimi i ATM-ve, vendosja e pajisjeve POS në çdo biznes, startimi i shërbimit e-commerce etj., janë disa prej shërbimeve avangarde dhe mjaft ambicoze të implementuara me sukses nga banka Credins përgjatë viteve 2007-2014. Këto projekte transformuan mënyrën e përditshme të pagesave duke u shmangur nga përdorimi i cash-it dhe duke i adresuar klientët drejt kanaleve elektronike të pagesave.
Lançimi i aplikacionit Credins Online në vitin 2013, ishte një nga projektet më inovative, një aplikacion i aksesueshëm nga çdo smartphone, tabletë dhe desktop, duke mundësuar kryerjen e çdo transaksioni bankar në mënyrë të pavarur nga çdo klient 24/7. Ky projekt i lidhur padyshim me zhvillimet teknologjike, përhapjen e internetit dhe smartphonëve, erdhi i thjeshtë në përdorim, me funksionalitete të njëjta me ato të një dege banke, duke sjellë një eksperiencë të bukur të jashtëzakonshme, dhe ndoshta të paimagjinueshme për këto vite.
“Banka në dorën tuaj” është slogani që simbolizon perfekt atë çfarë ofrojmë sot për të gjithë klientët tanë. Përdorimi i aplikacionit pati një rritje të ndjeshme përgjatë periudhës së pandemisë, ku ne ishim gati dhe i ofruam klientëve tanë mundësinë për të operuar online për pagesat e faturave mujore, për transferta brenda dhe jashtë Shqipërisë me çdo furnitor, për këmbime bankare, si dhe për të funksionuar në çdo moment me llogaritë e tyre bankare.
Volumi dhe numri i klientëve u shtuan ndjeshëm, i cili vazhdoi dhe përgjatë vitit 2021. Pagesat e faturave u rritën me 65% dhe numri i përdoruesve me 51% (‘21 vs. ’20). Funksionalitete të reja janë shtuar përgjatë dy viteve të fundit për të qenë më afër çdo biznesi në lidhje me pagesat e taksave, doganave apo faturave të fiskalizuara. Çdo transaksion kryhet shpejt në pak sekonda, duke i ofruar çdo klienti individ dhe biznes siguri maksimale dhe nivele të ndryshme autorizimi dhe aksesi. Për t’u vlerësuar është gjithashtu nxitja i klientëve drejt kanaleve digjitale duke aplikuar komisione më atraktive përkundrejt degës.
Ajo çfarë sot na diferencon, është gjithashtu, një kulturë korporative për një zhvillim të qëndrueshëm, duke mbështetur nisma dhe aktivitete të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, luftën ndaj varfërisë, zhvillimin e arsimit, inovacionit, por dhe me një fokus të veçantë në mjedis.
Ndaj, sot, sjellim jo vetëm një aplikacion bankar i cili ofron një mundësi fantastike për secilin klient për të aksesuar bankën direkt, po mbi të gjitha një mundësi për të ulur ndotjen në mjedis duke përdorur aplikacionet dhe kanalet digjitale. Kjo nismë nuk është e vetmja, por në linjë më shumë aktivitete të tjera si mbjellja e pemëve, ndërtimi i stacioneve të biçikletave, karta Eco, etj.
Banka Credins ka qenë gjithmonë inovative në lançimin e shërbimeve të reja, për të ofruar një portofol të shumëllojshëm produktesh dhe shërbimesh bankare për këdo klient kudo që ndodhet. Dega pa cash, Dega Smart, Banka Lëvizëse, lançimi i të parës platformë crowdfunding në Shqipëri SMILE për mbledhje të fondeve nga publiku, lëshimi i kartave contactless etj., janë disa prej projekteve të tjera të bukura të lançuara përgjatë rrugëtimit tonë.
Këto janë vetëm disa prej risive teknologjike të implementuara në bankën Credins, pasi sigurisht ka dhe shumë të tjera në proces. Çdo strukturë e bankës, departament e njësi si dhe i gjithë stafi i bankës Credins, janë çdo ditë të angazhuar në shumë projekte të reja inovative, të cilat kërkojnë angazhim burimesh, energjie, kostosh etj., duke pasur në fokus automatizim të mëtejshëm të proceseve të brendshme, të cilat do të sjellin jo vetëm rritje të eficensës po mbi të gjitha një eksperiencë mjaft të këndshme për çdo klient.
Strategjia digjitale është pjesë e pandarë e strategjisë afatshkurtër dhe afatmesëm të bankës Credins, për të transformuar mënyrën tradicionale të bankingut drejt atij digjital, për të optimizuar shërbimet që kemi dhe kombinuar ato me zhvillime të reja në linjë me tendencat e kohës dhe të industrisë bankare kudo në botë, në mënyrë që të jemi të përgatitur për çdo zhvillim të ardhshëm.
Pas suksesit të Credins Bank qëndron një ekip drejtues me vizion e perspektivë të qartë për të përqafuar zhvillimet e kohës si dhe një armatë e tërë prej rreth 1000 punonjësish në të gjithë degët dhe njësitë e bankës që janë aty për t’u shërbyer klientëve kudo dhe në çdo kohë.