Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Tiranë pasditen e sotme. Një fëmijë 2 vjeç ka rënë nga kati i pestë i banesës në rrugën “Shefet Kuka” dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën “Shefqet Kuka”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.