Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Kolonjë, ku u gjet trupi i dekompozuar i një të riu. Dyshohet se trupi i përket Sherif Mukajt, i zhdukur që prej nëntorit të vitit të kaluar.
Policia bën me dije se në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.
Ndërkohë në vendngjarje është gjetur një gëzhojë, si dhe xhupi i viktimës, brenda së cilit ndodhej një aparat celular.
Mbetjet kockore do të dërgohen në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve përkatëse.
Fillimisht humbjen e 28-vjeçarit e denoncoi xhaxhai i tij, e më pas i ati, i cili jeton Amerikë.
Në denoncimin që bënë disa muaj më parë, xhaxhai dhe babai nuk folën për konflikte të të riut apo ndonjë pune të dyshimtë të tij.
I riu, para se humbte kontaktet me familjarë ka pasur një vlerë rreth 5 milionë lekë të vjetra që ia kishte dërguar i ati nga SHBA.