Tirana ishte me fat në shortin e fazës së parë të turit kualifikues të Champions League.
Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, bardheblutë “peshkuan” rivalin më të dobët të mundshëm.
Kampionët e Shqipërisë do të luajnë kundër F91 Diddeleng, skuadër modeste e Luksemburgut.
Takimet do të luhen në 5 dhe 12 korrik.
Shkupi, një tjetër ekip shqiptar kampion në Maqedoninë e Veriut do te luajë kundër kampiones së Gjibraltarit, Lincoln Red Imps.
Ndërsa Ballkani, ekipi kampion i Kosovës do të luajë kundër uellsianëve te The New Saints.