Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja makabre që tronditi Italinë ditën e djeshme.
Nëna që kishte denoncuar zhdukjen e vajzës së saj 5-vjeçare pranoi sot se kishte qenë ajo që e kishte vrarë.
Martina Patti, 23 vjeçe ishte ajo që i drejtoi hetuesit drejt vendit ku ndodhej trupi i të miturës dhe po sot pranoi se kishte qenë ajo vrasësja e së bijës.
Ende nuk dihet shkaqet që e çuan të renë drejt këtij krimi makabër, raportojnë media italiane.
Ajo denoncoi ditën e djeshme se tre persona me kapuçë kishin rrëmbyer vajzën e saj nga kopshti teksa deklaratat e saj që binin ndesh me njëra-tjetrën hodhën dyshime tek ajo.
Ndërkohë, babai i Elenës, 24-vjeçari Alessandro Nicodemo Del Pozzo ka shkuar menjëherë në vendin ku u gjet trupi dhe në fotot e publikuara nga media italiane, ai duket i dëshpëruar teksa u ngushëllua nga të afërmit.
Polica e gjeti trupin e vogëlushes në një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte më parë gruaja me ish-partnerin dhe babanë e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.