Xhelozia ishte motivi i vrasjes së Elena Del Pozzo, 5-vjeçares që u zhduk të hënën në Tremestieri Etneo në Catania.
Krimi monstruoz u krye nga nëna e saj Martina Patti, 23 vjeç, e cila fillimisht u tha hetuesve se vogëlushja ishte rrëmbyer nga tre persona të armatosur dhe më vonë, pas presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje, u rrëfye për vrasjen.
Gruaja e qëlloi për vdekje vajzën e saj në qafë dhe në shpinë me një thikë kuzhine, në shtëpi pas kthimit nga kopshti, më pas e mori dhe e fshehu trupin brenda disa qeseve të zeza në një fshat të braktisur, duke u përpjekur ta mbulonte me dhe.
“Ishte një marrje në pyetje dramatike e një gruaje të thyer, e cila bëri diçka që as ajo nuk e mendonte se mund ta bënte, duke u sjellë sikur një forcë e keqe e kishte pushtuar. Do mundohem që klientja ime të takohet me një psikiatër të njohur për të kontrolluar gjendjen e saj dhe më pas do të vendosim për kallëzimin”, u shpreh avokati Gabriele Celesti.
Sipas prokurorisë, 23-vjeçarja nuk e ka pranuar dot idenë që vogëlushja ishte afeksionuar me të dashurën e re të babait të saj. Dhe për këtë arsye ajo e qëlloi atë disa herë me thikë pas shpine. Martina Patti rrëfeu gjithashtu se të gjithë krimin e kishte kryer e vetme.