Kryesore Ramës preket në Kiev: Bota të triumfojë dhe ta ndalojë këtë horror

Ramës preket në Kiev: Bota të triumfojë dhe ta ndalojë këtë horror

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Kiev ku pritet që të takohet me Presidentin Volodymyr Zelensky. Kreu i qeverisë ka shkuar në Irpin dhe Borodyanka, ku ka parë nga afër pasojat e bombardimeve ruse.

Ndër të tjera, ai ka vizituar edhe një muze, ku ishin shfaqur pasojat e luftës, që nga lodrat e fëmijëve të vdekur e deri tek shkatërrimet në ndërtesat, fotot e të cilave i ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Kryeministri Rama ka lënë shënimin e tij në librin e kujtimeve dhe ka lënë mesazhin që bota të triumfojë dhe “ta ndalojë këtë horror dhe Ukraina të mund të dalë nga ajo e rilindur”.

Kryeministri e viziton Kievin së bashku me homologun e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.