Një tjetër atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Stom Golem.
Burime në vendin e ngjarjes thanë se nga të shtënat ka mbetur i vrarë Lulash Qepuri, 75 vjeç.
Sipas të njëjtave burime ai shkoi në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Shkodrës ku ndërroi jetë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia ka shkuar në vendngjarje.