Extra Rikthehet Jon Snow i “Game of Thrones”

Rikthehet Jon Snow i “Game of Thrones”

Kit Harington do të rikthehet në rolin e Jon Snow për një spin-off të “Game of Thrones”.

Çfarë është Spin-off? Është një seria ose film që rrjedh nga një histori ekzistuese, por merret me të tjera detaje dhe ndodh të përqendrohet në aspekte të ndryshme, që mund të jenë tema, personazhe dhe ngjarje të veçanta.

Konfirmuar nga Hollywood Reporter, shfaqja do ta bazojë fabulën pas ngjarjeve të “Game of Thrones”, serial që u shfaq për gati një dekadë midis viteve 2011 dhe 2019 dhe u bë një nga serialet më të suksesshëm televiziv të të gjitha kohërave.

Deri më tani është e pakonfirmuar nëse disa nga personazhet e tjerë të famshëm – si Arya Stark (Maisie Williams) dhe Sansa Stark (Sophie Turner) – mund të shfaqen.

Harington dhe HBO nuk kanë reaguar. Kit Harington u nominua për dy çmime Emmy për performancën e tij si Jon Snow. Kujtojmë se më parë ai ka deklaruar se nuk do ta luante më një rol si Jon Snow.

“Ndiej që burrat emocionalisht kanë një problem, një bllokim që ka ardhur që nga Lufta e Dytë Botërore, ka kaluar te gjyshërit, te babai dhe pastaj te djemtë. Ne nuk flasim për mënyrën si ndihemi, sepse tregon dobësi, sepse nuk është mashkullore. Duke portretizuar një njeri të heshtur, i cili nga ana tjetër ishte edhe karakter heroik, mendoj se jam kthyer mbrapsht dhe është një rol të cilin nuk dua ta luaj më. Është një rol mashkullor të cilin bota s’duhet ta shohë më,” tha ai në një intervistë për Telegraph. Por mesa duket, ka ndryshuar mendim.