Dy turistë të cilët po eksploronin natyrën u rrëzua nga lartësia dhe u rrëzuan në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në kryeqytet. Në ndihmë të turistëve D.K. 50 vjeçe dhe K.K. 80 vjeç shkuan forcat e komisariatit Nr.1 të policisë.
Falë ndërhyrjes së shërbimeve të policisë, shërbimit mjekësor dhe emergjencave është bërë e mundur nxjerrja e 2 turistëve dhe dhënia e ndihmës së parë.
Duke vlerësuar rrezikun për transportimin e të dëmtuarve me barelë, nga vendi ku kishin rënë, deri te ambulanca, është bërë e mundur që me një helikopter, të transportohen për në Spitalin e Traumës.