“Prej 1 qershorit deri në 30 shtator, për çdo fundjavë dhe ditë feste shtetërore në kufijtë tanë, shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë përkatësisht, do të kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare”.
Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Prishtinë.
Sipas tij, kjo marrëveshje do të nënshkruhet në mënyrë që mos krijohet asnjë radhë apo vonesë në qarkullimin e qytetarëve.
Ndërkohë, kryeministri Rama u shpreh: “Besoj që kryeministri është dakord me mua që në këtë sezon, është e palejueshme dhe e pajustifikueshme që të kemi probleme të natyrës që kemi pasur deri vjet apo në vitet e tjera dhe radha të pafundme për shkak të kontrolleve të makinave që vijnë drejt Shqipërisë”.