Sport Për herë të parë në një Botëror nuk do të lejohet seksi,...

Për herë të parë në një Botëror nuk do të lejohet seksi, tifozët rrezikojnë 7 vite burg

Botërori i Katar po afron. Një Kupë Bote që është karakterizuar nga shumë polemika që nga momenti që u përcaktua. Në orët e fundit tabloidi anglez “Daily Star” përcjell një lajm paksa të veçantë, që i tremb paksa tifozët që do të shkojnë në Katar për të ndjekur aty Botërorin (21 nëntor-18 dhjetor).

Sipas tabloidit, nëse kryen marrëdhënie seksuale jashtëmartesore, mund të dënohesh deri në 7 vite burg.

Komiteti i Lartë i Katarit njoftoi se “Katari është një vend konservator dhe të tregosh publikisht dashurinë nuk shihet me sy të mirë, pavarësisht orientimit seksual”.

Një burim i policisë britanike tha për “Daily Star”: “Seksi lejohet vetëm nëse je burrë e grua. Nuk do të lejohen aventurat vetëm për një natë. Nuk do të ketë festa, të gjithë duhet të sillen mirë. Përndryshe, rrezikojnë të provojnë burgjet e Katarit. Për herë të parë në histori, në një Botëror nuk do të lejohet seksi”.