Politika Negociatat/ Rama bisedë me Vuçiç dhe Kovaçevskin: Nga BE-ja do të dëgjojmë...

Negociatat/ Rama bisedë me Vuçiç dhe Kovaçevskin: Nga BE-ja do të dëgjojmë një tjetër “Jo, më vjen keq”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë, përkatësisht me Kryeministrin Kovaçevski dhe Presidentin Vuçiç lidhur me Samitin e Bashkimit Europian që do të mbahet në datat 23 dhe 24 Qershor.

Në një reagim në Twitter, Kryeministri Edi Rama ka shkruar se mesa duket BE-ja do të refuzojë sërish hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E kjo për shkak të Bullgarisë dhe çështjes së hapur që ka RMV-në.

“Diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më vjen keq” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund. I gjithë unioni i “marrë peng” nga Bullgaria nuk është një spektakël i bukur për t’u parë. Çfarë duhet të bëjmë atje”, ka shkruar Rama.