Një sasi heroine është sekuestruar në Ankona të Italisë nga policia, ndërsa në pranga ka rënë një 50-vjeçar shqiptar si transportues i lëndës narkotike.
I arrestuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte nisur nga Porti i Durrësit me destinacion Italinë. 50-vjeçari udhëtonte me një makinë Mercedes, sipas shtypi italian, dhe droga ishte fshehur në sediljet e pasme të automjetit.
Nga kontrollet e autoriteteve italiane u gjetën dhe sekuestruan 24 kg heroinë e ndarë në 43 pako, që nëse hidhej në treg do të kapte një vlerë rreth 1 milion Euro.
Prokurorja italiane dyshon se i arrestuari është vetëm një korrier i kësaj sasie të konsiderueshme heroine.