“E kam mbështetur Chelsea-n që fëmijë dhe tani të rikthehem dhe të përpiqem t’i ndihmoj ata të fitojnë më shumë tituj është një ndjenjë e mrekullueshme”.
Këto ishin fjalët e Romelu Lukakut ku u rikthye në Stamford Bridge nga Interi në gusht të vitit të 2021. Më pak se 12 muaj më vonë, sulmuesi belg po largohet nga klubi, në atë që rezultoi një nga gabimet më të shtrenjta të transferimeve në historinë e Premier League.
Kthimi i Lukakut te Chelsea me një marrëveshje 5-vjeçare u kushtoi “Bluve” 97.5 milionë paund, por ai largohet 10 muaj më vonë me një marrëveshje fillestare huazimi, pasi nuk arriti të kishte ndikimin e dëshiruar.
Nënshkrimi i tij supozohej ta kthente Chelsea-n në pretendent për titullin e Premier League, por pse shkoi gjithçka kaq keq?
Një lëvizje që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë?
Kur Chelsea njoftoi rikthimin e Lukakut, dukej se ata kishin siguruar një ecuri shumë të mirë për të ardhmen. 29-vjeçari kishte mbyllur një super sezon te Interi, duke shënuar 24 gola në Seria A dhe duke dhënë 11 asistime, teksa skuadra italiane i dha fund një dekade dominimi të Juventusit për të fituar titullin.
Lukaku fillimisht u bashkua me Chelsea-n nga Anderlecht në vitin 2011, por u largua tre vjet më vonë pasi nuk arriti të kishte rezultatet e kërkuara.
“Jam i lumtur dhe i bekuar që jam kthyer në këtë klub të mrekullueshëm”,- tha Lukaku verën e shkuar kur u ribashkua me “blutë” e Londrës.
“Ka qenë një rrugëtim i gjatë për mua. Erdha këtu si fëmijë dhe kisha shumë për të mësuar, tani po kthehem me shumë përvojë dhe më i pjekur”,-shtoi sulmuesi.
Belgu nuk mund të shpresonte për një debutim të dytë më të mirë pasi shënoi në fitoren 2-0 kundër Arsenalit më 22 gusht, por nuk u desh shumë kohë që gjërat të merrnin rrugën e vet.
Pasi realizoi dy gola në fitore 3-0 kundër Aston Villa më 11 shtator, Lukaku nuk shënoi më në Premier League deri më 26 dhjetor. Lëndimet dhe një periudhë e koronavirusit e penalizuan edhe më keq, por në fushë 29-vjeçari tregoi pak forcën, humbi aftësinë që e ndihmoi të shënonte 47 gola në dy sezone në Inter.
Pavarësisht fjalëve të Lukakut në rikthimin e tij, sulmuesi herë pas here dukej i pamotivuar. Një intervistë me “Sky Italia” në dhjetor dukej se konfirmoi këtë pikëpamje, pasi ai tha se nuk ishte “i kënaqur” me rolin e tij te “Blutë”.
“Kthimi tek Inter te qenë i shtyrë nga Lukaku. Ai e bëri shumë të qartë në atë intervistë që dha,”- tha eksperti italian i futbollit James Horncastle për “BBC Radio 5”.
Në atë intervistë për “Sky Italia”, Lukaku e bëri të qartë se shumë nga pakënaqësia e tij te Chelsea buronte nga mënyra se si ai u përdor nga trajneri Thomas Tuchel.
Gjermani nga ana tjetër tha se sistemi i tij i lojës nuk mbështetej shumë te Lukaku, megjithatë belgu u përpoq të tregonte rëndësinë e tij kur luante, ndonëse pa shumë sukses.
Kur Chelsea mundi Crystal Palace 1-0 në shkurt, Lukaku arriti të realizonte vetëm shtatë prekje të topit, më të paktat për një lojtar që luajti në 90 minutat e plota të një ndeshjeje të Premier League.
“Nuk ka të bëjë me sistemin. Nuk ka ndryshim të sistemit sepse është e njëjta strukturë sulmuese. Ne sulmojmë gjithmonë me 4-1, ndonjëherë jemi me 3-2. Për të, nuk ndryshon asgjë.”- tha Tuchel më pas.
Pavarësisht vështirësive të tij, Lukaku e përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë i Chelsea-t me 15 gola në të gjitha garat, por duke pasur parasysh tarifën e konsiderueshme të paguar për nënshkrimin e tij, Tuchel dhe tifozët e Chelsea-t prisnin që ai të kontribuonte më shumë.
Lukaku gjithashtu ishte lidhur me Manchester City verën e kaluar dhe ish-futbollisti Micah Richards beson se kjo do të ishte lëvizja më e mirë për të.
“Unë mendoj se nëse Lukaku do të ishte në skuadrën e Manchester City-t, ai do të shënonte shumë gola”, tha ish-mbrojtësi i City-t në “The Monday Night Club” muajin e kaluar.
A do e ringrejë Lukakun rikthimi te Inter?
Interi nuk ishte në gjendje të mbronte titullin sezonin e kaluar dhe përfundoi i dyti pas rivalëve të Milan, edhe pse realizimi i golave nuk ishte problem për skuadrën e Simone Inzaghit, me asnjë ekip që nuk shënoi më shumë se 84 golat e Inter-it në kampionat.
Por skuadra italiane do të shohë rikthimin e një lojtari që shënoi 34 dhe 30 gola në dy sezonet e tij të mëparshme në klub, si lëvizje që do t’i japë atyre avantazhin ndaj rivalëve në sezonin e ardhshëm.
Lukaku mbush 30 vjeç vitin e ardhshëm, kështu që koha nuk është në favorin e tij, por një Lukaku i lumtur është një Lukaku që shënon dhe është e qartë se kjo do të jetë një lëvizje që i përshtatet të gjitha palëve.