Basti për dashurinë familjare është i guximshëm, pasi duhet kurajë për t’u martuar, tha papa Françesku duke ndërprerë predikimin e Tij të dielën në një meshë në sheshin e shën Pjetrit, në Vatikan.
”Po shohim kaq shumë të rinj që nuk e bëjnë këtë, nuk kanë guximin të martohen dhe shumë herë disa nëna më thonë që të bëj diçka, të flas me djemtë e tyre”, shtoi papa.
”Po, moj nënë, por mos ia hekuros këmishat, po fillo largoje pak, që të dalë nga foleja, sepse dashuria familjare i shtyn edhe fëmijët që të fluturojnë, i mëson fëmijët të fluturojnë dhe i shtyn ata të fluturojnë për të qenë të lirë”, theksoi ai.
”Gjatë krizave, të gjitha familjet i përjetojnë ato. Ju lutem mos e merrni lehtë që ja, ‘po kthehem te mami’, jo, vazhdo me këtë bast të guximshëm. Do të ketë kohë të vështira, por vazhdo gjithmonë të ecësh përpara”, kërkoi Papa.