Kanë dalë pamjet kur makina që drejtohej nga Klaudja Xhaferraj, 30 vjeç dhe pasagjer ishte djali i saj 6 vjeç bie në lumin Osum në Berat. Për pasojë ata humbën jetën në aksidentin tragjik.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Ura e re” në rrugën “Antipatrea”.
Siç duket në këto pamje, pasi 30-vjeçarja ka humbur kontrollin, makina është përplasur me kufizimet metalike të urës dhe ka përfunduar në lumë.
Pavarësisht se qytetarë të rastit kanë tentuar të japin ndihmën e tyre, nuk kanë arritur të nxjerrin gjallë nga uji nënën dhe djalin e saj.
Policia vijon të mbajë të rrethuar zonën dhe po kryhen këqyrjet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.