Jose Mourinho dëshiron të kthehet tek Interi në verë. Lajmi është ringjallur sot në Itali, ku theksohet se trajneri portugez ka vënë Interin në krye të listës së klubeve që dëshiron të drejtojë nga vera e në vijim.
Në orët e fundit agjenti Jorge Mendes është zhvendosur në Milano për të kryer një takim me drejtorin Beppe Marotta me qëllim kthimin e “Special One” në klubin e tij të veçantë, me atë që arriti të fitojë tripletën historike në vitin 2010.
Për sezonin e ardhshëm konfirmimi i Luciano Spalletti nuk duket se do të ndodhë, sidomos pas situatës së fundit, ku marrëdhënia me trajnerin nuk është më solide siç ishte më parë.
Conte mbetet një hipotezë e realizueshme, por një emër si Mourinho përmbys gjithçka dhe pritet që në pranverë të fillojnë negociatat mes portugezit dhe Interit. Konkretizimi do të bëhet kur t’i jepet “karta e bardhë” Mourinhos, i cili do të ketë lirshmëri totale në përzgjedhjen e lojtarëve që do të vijnë në skuadër.