Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me anëtaret e forumit të gruas, se protestat janë një domosdoshmëri për të rrëzuar regjimin monist të Edi Ramës.
“Do bëjmë gjithçka që 7 korriku të jetë protesta më e madhe që mund të kemi organizuar”, premtoi Berisha.
Berisha shpjegoi edhe arsyen e kësaj date.
“E shpallëm këtë datë sepse konstatonim se pakënaqësia është shumë e madhe ndaj kësaj qeverie dhe në rast se do ta shtynim protestën për një kohë optimale, në fakt do thellohej dëshpërimi tek njerëzit”.
Sipas tij, protesta, është preludi i një sezoni protestash “kundër regjimit monist të Edi Ramës”, që do të çojë sipas tij në rënien e ekzekutivit.
Berisha vlerësoi rolin e grave në rithemelimin e PD.
“PD duhet të arrijë sa më shpejt që rolin dhe vendin tuaj ta ketë në atë nivel, në atë pozicion që duhet. Ju ftoj të bëheni pjesë e garës së primareve dhe pastaj të garës për drejtues të bashkive dhe këshilltarë. Kam shumë dëshirë të shoh një numër sa më të madh vajzash dhe grash në detyra, të cilat janë absolutisht të përgjegjshme në detyrat e tyre”, deklaroi ndër të tjera Berisha.