Presidenti grek Prokopios Pavloulos i ka dërguar një mesazh Turqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë ku nënvizon se pranimi i tyre në Bashkimin Europian është i kushtëzuar nga plotësimi i detyrimeve europiane si dhe ligjeve ndërkombëtare.
Në një deklaratë pas takimit të tij me presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitarovic në Zagreb, Pavlopoulos përsëriti se Greqia dhe Kroacia mbështesin perspektivën europiane të shteteve të Ballkanit si një garanci për një bashkëjetesë paqësore të vendeve të rajonit
Sidoqoftë, nënvizoi presidenti grek, perspektiva europiane e fqinjëve të Greqisë varet nga sa respektojnë ato të drejtat dhe detyrimet europiane.
“Ne kemi një detyrim ta nënvizojmë këtë me sinqeritet të plotë. Nëse ata duhet të kenë perspektivë europiane duhet të plotësojnë detyrimet që shtrohen nga legjislacioni europian.”
Sa i takon Shqipërisë Presidenti grek, Pavlopulos nënvizoi se ajo duhet të respektojë të drejtat e pakicave kombëtare
“E drejta e pronës përbën një pengesë të pakapërcyeshme për integrimin evropian të Shqipërisë. Maqedonia duhet të intepretojë dhe implementojë marrëveshjen e Prespës në mënyrë të tillë që të mos lihet vend për irredentizëm. Çdo kundërtaktikë mund të bllokojë progresin e FYROM drejt BE-së”, u shpreh presidenti grek citon agjencia e lajmeve amna.gr