Sport Erkand Qerimaj fiton medaljen e argjende në Lojërat Mesdhetare

Erkand Qerimaj fiton medaljen e argjende në Lojërat Mesdhetare

Pas suksesit në Evropian ku siguroi medalje ari, peshëngritësi kuqezi Erkand Qerimaj vijon momentin e tij fantastik.

Në Lojërat Mesdhetare ai rremben medaljen e argjendte në peshën 73 kg. Qerimaj i dhuroi Shqipërisë medalje në stilin e shkëputjes. Ai e nisi garën me peshën 148 kg, provë të cilën nuk arriti ta kaloj me sukses.

Qerimaj provoi menjëherë, sërish me të njëjtën peshë, 148 kg, por pa mundur ta mbajë shtangën lartë. Në provën e tretë me 149 kg, Qerimaj arriti ta mbajë shtangën lart por në fillim trupa e gjyqtarëve e konsideroi të parregullt, çka solli tension dhe protesta nga Qerimaj dhe i gjithë delegacioni i Shqipërisë.

Pas verifikimit, prova e Qerimaj u cilësua e rregullt, peshë që i dhuroi Qerimaj medalje të argjendë në stilin e shkëputjes.