Aktualitet Tragjedi në Tiranë, ndërron jetë 11-vjeçarja, ra në kontakt me rrymën elektrike

Tragjedi në Tiranë, ndërron jetë 11-vjeçarja, ra në kontakt me rrymën elektrike

Një vajzë e mitur, vetëm 11 vjeç, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës për shkak se ra në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se e mitura u dërgua që të shtunën në spital.

Por ditën e sotme, rreth orës 08:35, stafi i spitalit njoftoi se ajo nuk mundi t’i përballojë dot plagëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.