Pa kaluar 24 orë nga mbledhja e Bordit të Transparencës, çmimi i karburanteve në vendin tonë është ndryshuar sërish.
Nafta i është rikthyer vlerës prej 243 lekë për litër, nga 252 që u vendos një ditë më parë.
Benzina do të shitet me 229 Lekë për litër nga 241 lekë për litër, ndërsa gazi me 81 lekë për litër.
Këto çmime do të hyjnë në fuqi pasditen e sotme në orën 18:00.
“Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në vendimin e bordit.