Zbulohet himni i protestës së 7 korrikut që do të këndohet nga Renis Gjoka dhe Big Basta.
Dy artistët janë bashkëautorët e “Himnit të protestës” së organizuar nga Partia Demokratike dhe Shoqëria Civile, bashkuar nën siglën e Frontit të Shpëtimit Kombëtar.
Me thirrjen ‘Zgjohu’, dhe nën titullin “Një hap përpara”, dy artistët i apelojnë një shoqërie apatike, e cila nuk duhet të presë, por të ngrihet para realitetit të varfërisë, zbrazjes së vendit, mungesës së shpresës etj.
Kënga është një remix e një varianti të mëhershëm të dy artistëve, ardhur me tekst të ri posaçërisht për 7 korrikun.
Gjoka, që e ka shpërndarë mbrëmë këngën në “Facebook” dhe faqen e tij në “Youtube”, shkruan se kënga është ftesë për “të heshturit që të bëhemi një zë”.
Kënga do të çelë protestën e nesërme që mbahet në orën 19.00 para Kryeministrisë me sloganin “Shqipëria në rrezik”.
TEKSTI
NJE HAP PERPARA (RIKTHIMI)
Tri fjalë …
U bo m*t!!!
S’përballohet jeta nëse s’je hajdut.
Vidhet para syve, por askush në burg.
Njerëzit po vetëvriten e po lihen në rrugë.
Nëna po merr borxh!
Po i nxjerrin jashtë shtëpisë me forcë
Nuk e di as ku të protestojë, a e dëgjojnë?
Para se të bjerë nata duhet ta ndihmojnë
Se të nesërmen s’do të ketë më shpirt, por kufomë
Ku mbeti amaneti Ismail Qemalit?
Ku është shkolla e premtuar e ku është spitali?
Pse fëmija im do duhet jashtë shtetit të dale?
Të jetojë në tokë tjetër, se e jotja s’të fal,
Siguri, as oksigjen, por veç lot.
Çmimet shkojnë lart po me të njëjtën rrogë
Erdhi koha që të themi JO nga sot
Zgjohu Shqiptar, hapi sytë shiko!
Refren
Zgjohu shiko,
Se jam një hap përpara teje kërko,
Të bësh dhe ti përpara kurrë mos mendo
Të jesh dhe ti si unë, prandaj ti lufto.
TI LUFTO!!!
Zgjohu shiko,
Se jam një hap përpara teje kërko,
Të bësh dhe ti përpara kurrë mos mendo
Të jesh dhe ti si unë, prandaj ti lufto
TI LUFTO!!!
Poshtë pallatit Policia, se një bombë ka plas
Dhe një kryefamiljar u vra në atentat
Varfëria qe arsyeja që zgjodhi atë fat
Që veç e bëri lajm të parë dhe la familjen në gjak.
Antivlerat u bënë vlera, po na shijojnë plehrat
Media nuk është më me popullin, jemi n’kohëra tjera.
Argëtimi marramendje për ç’ka fshihet nën tokë.
Ç’ka planifikohet natën, çdo ditë hapet një gropë
Sa me gjakun e ftohtë, ky gjykatës ta thotë
Ai që ta vrau nënën do lirohet që sot
Skënderbeun tatuazh ju po e bëni më kot,
Po shesim të ardhmen e vendit duke shitur një votë
Nëse të ka mbetur shpirt dhe arsye në kokë.
Nëse nuk do që dhe jetën t’japësh me konçesion
Erdhi koha që të themi JO nga sot
Zgjohu Shqiptar, hapi sytë shiko!
Refren
Zgjohu shiko,
Se jam një hap përpara teje, kërko,
Të bësh dhe ti një hap përpara kurrë mos mendo
Të jesh dhe ti si unë, prandaj ti lufto!
TI LUFTO!!!
Zgjohu shiko,
Se jam një hap përpara teje kërko,
Të bësh dhe ti një hap përpara kurrë mos mendo
Të jesh dhe ti si unë, prandaj ti lufto
TI LUFTO!!!
Refren 2
Zgjohu shiko,
Se jam një hap përpara teje kërko,
Të bësh dhe ti një hap përpara kurrë mos mendo
Të jesh dhe ti si unë, prandaj ti lufto
TI LUFTO!!!