Kryesore Rrugët që bllokohen sot në Tiranë për protestën

Rrugët që bllokohen sot në Tiranë për protestën

Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në Policinë e Tiranës për protestën e sotme, nga ora 19:00 deri në 21:00 të mbrëmjes.

Përmes një njoftimi policia sqaron se rrugët që do të bllokohen janë bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”. Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet më herët, prej orën 16:00.

Në këtë kuadër do të devijojë lëvizjes edhe linjat e transportit urban, që do të shmangin lëvizjen në rrugën ‘Abdyl Frashëri’, tek Presidenca dhe në bulevard.