Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburantet.
Duke nisur nga kjo e enjte nafta do të shitet me 235 lekë/litër.
Benzina do të shitet 227 lekë/litri, ndërsa gazi i lëngshëm 81 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 korrik, ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.