Politika Baton Haxhiu për protestën: Berishës sot i jap dorën. As vetë Rama...

Baton Haxhiu për protestën: Berishës sot i jap dorën. As vetë Rama s’e kishte parashikuar

Analisti Baton Haxhiu, këshilltar në hije i kryeministrit Edi Rama, deklaroi në emisionin “Opinion” se nuk e pëlqen Sali Berishën si politikan, por sot nuk ka çfarë t’i thotë më dhe i jep dorën, pasi është vështirë që një njeri të organizojë tubime të tilla.

“Një fjalë e kam. Ia jap dorë. Ia jap dorën për këtë pjesëmarrje. Nuk e prisja. Ka kohë që nuk më pëlqen si politikan, por ia jap dorën sot. Vështirë që një njeri të organizojë tubime të tilla. S’kam ça i them më. Do flas për tubimin se kam analizën time.

Sot, njeri që politikisht nuk e dua, por i jap dorën për atë çfarë ka bërë. Askush s’ka besuar. As vetë Rama dhe stafi i tij nuk e kanë parashikuar. Edhe medialisht dhe strategjikisht mediat kanë gabuar që kanë bërë një ekuilibrim”, tha analisti.