Ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin më të madh në vend, pas një udhëtimi 3-ditor nga porti i Barcelonës, superjahti luksoz “Moonrise”, i cili është në pronësi të themeluesit të WhatsApp, Jan Koum.
Jahti ndodhet aktualisht i bregëzuar në kalatën 4 në portin e Durrësit. Ai lundron nën flamurin e ishujve Kajman dhe është ndër jahtet më të reja, prodhuar në vitin 2020, me një vlerë prej 400 milionë euro.
Gjatësia e tij është 100 metra.