Një topograf është arrestuar nga Policia e Vlorës me akuzën e korrupsionit. Pas një hetimi një mujor rezultoi se 52-vjeçari me iniciale A. G., ka pajisur me një dokument zyrtar, një shtetas kundrejt pagesës.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një hetimi 1-mujor, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– A. G., 52 vjeç, me detyrë topograf, pranë Njësisë Administrative Qendër, Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, pasi nga hetimet rezulton se ky shtetas, kundrejt pagesës, ka pajisur me një dokument zyrtar, një shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.