Dy persona janë arrestuar nga forcat e policisë së Komisariatit të Vorës, për vjedhjen dhe përvetësimin e një sasie karburanti.
Në pranga kanë rënë J.S. 35 vjeç dhe P.K. 31 vjeç, të dy banues në Vorë.
Policia thotë se ka dokumentuar vjedhjen e 172 litrave karburant nga eskavatori i një firme ndërtimi. Sipas bluve, vjedhja është bërë nga 35-vjeçari. Më pas, ky i fundit, naftën ia ka shitur 31-vjeçarit P.K., për të cilin policia thotë se kishte dijeni që karburanti ishte i vjedhur.
Për këtë arsye, 35-vjeçari akuzohet për vjedhje ndërsa blerësi për përvetësim të mallrave të vjedhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.