Mungon vetëm zyrtarizimi, por Thomas Strakosha mund të quhet praktikisht një futbollist i Manchester United.
Orët e fundit lajmi për një interesim të fortë të ”Red Devils” mbi shqiptarin 27-vjeçar ishin përhapur nga burime të shumta, por tashmë sipas mediave britanike gjigantët britanikë dhe ish-lojtari i Lazios në Itali kanë arritur marrëveshjen, dhe mungojnë vetëm disa hallka burokratike për zyrtarizimin, me shqiptarin që pritet t’i bashkohet ekipit të ri në Melburn të Australisë, ku po stërviten britanikët.
Një arritje për Strakoshën, edhe pse sipas gjasave roli i tij për momentin do të jetë ai i portierit të dytë pas David De Gea, por numri i lartë i ndeshjeve në Premier League dhe në kupat e ndryshme do t’i rezervojnë atij ndeshje mjaftueshëm për të vënë në “vështirësi” trajnerin holandez Ten Haag.
Portieri i Kombëtares kuqezi ishte pa kontratë nga 30 qershori, pas 10 vitesh dhe 208 ndeshjesh me Lazion, pasi preferoi të mos rinovonte kontratën.