Aktualitet Aksident me vdekje në Komunën e Parisit në Tiranë

Aksident me vdekje në Komunën e Parisit në Tiranë

Dy aksidente kanë ndodhur në Tiranë, njëri prej të cilëve me vdekje.

Në Komunën e Parisit, një automjet me drejtues A.R. ka përplasur këmbësorin F.GJ. rreth 70 vjeç.

Fatkeqësisht, këmbësori ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin rrugor Mullet-Elbasan, ku është përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin D. T.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.