Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, shprehu gatishmërinë e tij për të kandiduar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, pavarësisht kundërshtimeve që vijnë nga kampi demokrat në javët e fundit.
“Ata duan që unë të kandidoj sërish”, tha lideri i Shtëpisë së Bardhë, duke iu referuar elektoratit demokrat.
“92% e demokratëve do të votonin për mua nëse do të kandidoja përsëri”, tha Biden, duke iu referuar një sondazhi nga “New York Times” dhe Kolegji Siena.