Me heqjen e kufizimeve të COVID, në aeroportet e Evropës situata po kthehet ngadalë në normalitet, por gjithsesi ka problematika.
Komisioni Evropian i Udhëtimit parashikon se 70 për qind e udhëtimeve para pandemisë në kontinent do të rikuperohen këtë vit, shkruan Schengenvisainfo.
Megjithatë, kthimi i udhëtarëve ka gjetur shumë linja ajrore të papërgatitura për shkak të mungesës së punonjësve që u pushuan nga puna në fillim të pandemisë.
Si rezultat, bota, dhe veçanërisht Evropa, kanë parë një valë anulimesh dhe vonesash fluturimesh, duke prishur planet e udhëtimit të miliona njerëzve në mbarë botën, duke i lënë ata të bllokuar për orë të tëra në aeroporte.
Dhjetë aeroportet kryesore me numrin më të madh të fluturimeve që janë vonuar gjatë muajit korrik:
Aeroporti i Brukselit – 72 për qind vonesa, 2,5 për qind anulime.
Aeroporti Ndërkombëtar i Frankfurtit – 68 për qind vonesa, 7,8 për anulime.
Aeroporti Eindhoven, Holandë – 67 për qind vonesa, 1,8 anulime.
Aeroporti Luton Londër– 66 për qind vonesa, 2,7 për qind anulime.
Aeroporti Ndërkombëtar Liszt Ferenc, Budapest – 65 për qind vonesa, 2,1 për qind anulime.
Aeroporti i Lisbonës– 65 për vonesa, 4,8 anulime.
Aeroporti Charles De Gaulle, Paris – 62 për qind vonesa, 3,1 anulime.
Aeroporti Schiphol Holandë – 61 vonesa, 5,2 anulime.
Aeroporti Cote D’Azur (NCE), Nice– 60 për qind vonesa 3,4 anulime.
Aeroporti Gatwick (LGW), Londër. – 59 për qind vonesa, 1,4 për qind anulime.