Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka mbërritur në SPAK. Ai do të merret në pyetje për koncesionin e sterilizimit dhe Check Up, gjatë kohës që ka shërbyer si ministër shëndetësie.
Ai dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për dy tenderat e dhënë mbi sterilizimin.
Beqja është i fundit që është thirrur në SPAK për të dëshmuar për koncesionin e sterilizimit. Më herët është marrë në pyetje ish-zëvendës ministri, Klodian Rrjepaj.
Hetimi për këtë çështje filloi kryesisht nga Prokuroria, pas denoncimeve të media për shkelje ligjore në këto tendera.