Politika Rama për gazetën gjermane: Asnjë vend europian s’ka ndryshuar më shumë se...

Rama për gazetën gjermane: Asnjë vend europian s’ka ndryshuar më shumë se Shqipëria në 30 vite

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau”. Ai ka komentuar se sa shumë ka ndryshuar Shqipëria në 30 vite duke theksuar se asnjë vend europian nuk ka bërë ndryshim të tillë kaq drastik.

“Duhet kuptuar se Shqipëria e sotme është krejtësisht ndryshe nga Shqipëria e izoluar nën diktatorin Enver Hoxha, që dikur konsiderohej si “Koreja e Veriut e Europës”. Nuk kishim pothuajse asnjë kontakt me të huajt, madje edhe kur kishim, ishin me grupe marksiste-leniniste nga Gjermania, Franca apo Brazili. Kjo ishte e pabesueshme. Do t’ju jap një shembull: Shqipëria ishte një vend marksist-leninist nën një regjim stalinist. Në Aeroportin e Tiranës kishte një parukeri ku prisnin flokët të gjithë të ardhurit, sepse nuk lejoheshin flokët e gjata apo mjekra. Prandaj, as Karl Marksit nuk i duhej lejuar hyrha në vend. Nëse e merrni këtë si bazë, atëherë nuk kam asnjë dyshim. Asnjë vend në Evropë nuk ka ndryshuar më shumë në 30 vitet e fundit sesa Shqipëria. Më vjen mirë kur dëgjoj se Shqipëria duhet të jetë një fletë e bardhë. Shumicën e kohës dëgjoj atribuime krejt të ndryshme. Si gazetar, ju e dini që lajmet e këqija shpërndahen me shpejt se lajmet e mira. Shpresoj që imazhi i Shqipërisë jashtë vendit të ndryshojë. Unë shoh që ka gjithnjë e më shumë raporte pozitive për vendin tonë. Kjo jep shpresë,” – u shpreh Rama.

Kryeministri ritheksoi se durimi i Shqipërisë sa i takon procesit të anëtarësimit në BE nuk ka shterim. Ai u shpreh se do i përmbahen qëllimit për t’u bërë pjesë e Unionit sado kohë apo mund të duhet.

Ndërkohë për çështjen Maqedoni e Veriut-Bullgari, Rama e cilësoi një “turp” mënyrën se si Sofja ka trajtuar Shkupin.