Ekonomi Euro vijon rënien, arrin nivelin më të ulët historik

Euro vijon rënien, arrin nivelin më të ulët historik

Euro vijon rënien. Sipas kursit të këmbimit nga Banka e Shqipërisë, monedha europiane këmbehet sot me 116.97 lekë, niveli më i ulët historik.

Edhe dollari ka pësuar rënie të lehtë, duke u shkëmbyer me 115.28 lekë.

Disa ditë më parë, monedha europiane u barazua me dollarin. Të enjten e kaluar ra edhe poshtë kursit 1 me 1, situatë që nuk kishte ndodhur kurrë që prej dhjetorit të vitit 2002, kur ajo u hodh për herë të parë në treg si monedhë sovrane. Një situatë kjo e shkaktuar nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm.