“Ne kemi nevojë për Shqipërinë që të plotësojmë kuadrin e Bashkimit Europian”, kështu deklaroi Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme, Joseph Borrell, në tryezën e parë ndërqeveritare të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Në fjalën e tij, kreu i diplomacisë europiane vlerësoi arritjet e Shqipërisë dhe theksoi mbështetjen e BE-së ndaj ndikimeve armiqësore, teksa përmendi sulmin kibernetik të Shqipërisë.
“Shënjon një arritje të madhe dhe rezultat vitesh punë, Shqipëria do të bëhet anëtar i BE-së dhe me këtë BE-ja po merr një hap të plotësimit të vet. Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE dhe kjo rëndësi po tregohet. Shqipëria do të ketë avantazhet për të përshpejtuar reformat sa më afër BE mbi punën e viteve të mëparshme dhe duke pasuruar standardin e BE, duke sjellë përfitime për shoqërinë shqiptare. Harmonizimi juaj me politikat e BE dhe në OKB reflekton drejtimin e duhur strategjik që keni zgjedhur dhe kjo vjen me çmim të lartë dhe ky çmim është që jeni pjesë e një liste të vendeve të padëshirueshme. Shqipëria do të mbështet nga BE për t’u përballuar nga ndikimit armiqësore të vendeve të treta. Shqipëria u shenjestrua nga një sulm i madh kibernetik, pamë një veprim për t’u përballur me një rrezik me Ballkanin Perëndimor”.
Në fjalën e tij, Borrell vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon dhe sa i takon dialogut Prishtinë-Beograd.
“Shqipëria ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar duke ndihmuar në dialogun Prishtinë-Beograd ka dhënë shembull për fqinjësinë e mirë. Mezi pres të vazhdoj të punoj mbi rrugën tonë europiane se ne kemi nevojë për ju, kemi nevojë për Shqipërinë që të plotësojmë kuadrin e BE-së”.