Sport Tirana zhgënjen edhe në Conference League

Tirana zhgënjen edhe në Conference League

Tirana, kampione në fuqi e Shqipërisë në futboll, është mposhtur edhe në ndeshjen e parë ndaj boshnjakëve të Zrinjskit, e vlefshme për Conference League, pasi vetëm një javë më parë u eliminua nga Champions League.

Kampionët e Bosnjës triumfuan në këtë takim me një gol të realizuar nga pika e penalltisë në pjesën e parë, të cilën e dominuan totalisht.

Në pjesën e dytë, bardheblutë reaguan dhe krijuan disa raste për shënim, por që ishin të pamjaftueshme për të gjetur të paktën një gol.

Megjithatë, tashmë bardheblutë kanë edhe 90 minuta për të reaguar javën e ardhshme në Bosnjë, në mënyrë që të mos largohen menjëherë nga kupat e Europës këtë sezon.