Aktualitet I ndalohet hyrja në Rinas kreut të një grupi kriminal kinez

I ndalohet hyrja në Rinas kreut të një grupi kriminal kinez

Më 11 korrik i është ndaluar hyrja në aeroportin e Rinasit, kreut të një grupi kriminal kinez, Liangbin Chen.

Me profesion programues, kinezi është në kërkim nga Interpol Pekini dhe akuzohet për mashtrim.

Në Shqipëri, gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” derisa autoritetet kineze të sjellin dosjen e ekstradimit.