Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar bisedën me Lulzim Bashën, pas shpalljes non-grata nga SHBA-ja.
Berisha tha se Basha i kishte thënë që PD do të shkatërrohet nëse ai pranonte të futej në parlament.
Por, sipas Berishës, gjithçka është një betejë për të vërtetën dhe se PD sot është një parti dhe nuk është shkatërruar.
“Betejë për të vërtetën. Luzlim Basha në një moment më tha, që PD do të shkatërrohet nëse nuk pranon të mos hysh në parlament. Përgjigja ime: Një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetë nuk meriton të ekzistojë dhe unë ua them ju. Ia thashë me ndashmërinë më të madhe. Ai më vonë përdori sikur çfarë shpirt kazme ky njeri që pranonte dhe shkatërrimin e partisë. Ja ku është partia. Një parti që pranon gënjeshtrën, ajo është fatkeqësi kombëtare”, tha Berisha.