Bajram Begaj është betuar në Parlament si President i Republikës së Shqipërisë.
Ish-gjenerali i ushtrisë, Begaj merr sot zyrtarisht detyrën ku pas betimit në Parlament do të shkojë drejt Presidencës, ku do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të detyrës nga Ilir Meta i cili ka përfunduar mandatin e tij në krye të shtetit shqiptar.
Në seancën e posaçme parlamentare marrin pjesë trupa diplomatike e akredituar në Tiranë, personalitete politike nga vendet fqinje dhe përfaqësues të besimeve fetare në vendin tonë.
Bajram Begaj shoqërohet nga bashkëshortja dhe fëmijët në këtë ditë të rëndësishme.
Bajram Begaj u zgjodh si President i Republikës me votat e mazhorancës në Parlament. Ndërsa në seancën e sotme ku do të bëhet betimi, një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike nuk marrin pjesë.