Në zonën e shërbimit Calstorta, përgjatë autostradës A4 drejt Triestes, një djalë 16-vjeçar është braktisur nga prindërit e tij. Sipas informacioneve të para që dolën, 16-vjeçari ka shkuar në Itali nga Shqipëria rreth një muaj më parë dhe nuk flet italisht. Për momentin djali i është besuar shërbimeve sociale të Cessalto (Treviso).
Që kur u gjet, asnjë i afërm nuk është paraqitur dhe për këtë këshilli i bashkisë ka vendosur të miratojë një shumë prej 18 mijë eurosh që do të mbulojnë shpenzimet e djalit deri në fund të vitit.
Por “shpenzimet” nuk do të mjaftojnë, sepse i riu nuk do të ketë mbushur moshën madhore dhe do të duhet ende të mbështetet financiarisht nga bashkia.
Emanuele Crosato, kryebashkiaku i Cessalto, tha se ndihma sociale funksionon në Itali, por autostrada është një thikë me dy tehe për komunat si Cessalto. Është mirë për bizneset, por jo për arkën e bashkisë. Crosato shpjegon se në zonat e shërbimit, shpeshherë braktisen edhe mjetet pa targa dhe se më pas i takon bashkisë të paguajë për ti lëvizur dhe prishur.
16-vjeçari dëshiron të punojë për t’u dërguar para prindërve të tij, por autoritetet e kanë përjashtuar këtë rrugë. Ai do të duhet të shkojë në shkollë dhe të studiojë si të gjithë bashkëmoshatarët e tij.
Kryebashkiaku i Cessalto-s shpjegoi se së shpejti do të duhet të kërkojnë kontribute nga rajoni dhe shteti. Prej rreth një muaji, 16-vjeçari është transferuar në një objekt në zonën e Venedikut dhe bashkia Cessalto po e ndihmon me 150 euro në ditë.
Mediat italiane shkruajnë se ky nuk është rasti i parë që një minoren shqiptar gjendet zonat ku ka terrene urgjence dhe mjedise për minorene të braktisur.
Oficerët janë duke u përpjekur të gjurmojnë familjarët e adoleshentit, por të gjitha detajet e hetimit për momentin mbeten konfidenciale.
“Nuk duhet të jetë e lehtë për të të jetë këtu, vetëm. Është një histori e trishtuar njerëzore”, ka thënë Crosato.