Aktualitet Ishte dënuar me 21 vite burg për vrasjen e priftit, ekstradohet nga...

Ishte dënuar me 21 vite burg për vrasjen e priftit, ekstradohet nga Britania 42-vjeçari shqiptar

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një person i shumëkërkuar, i dënuar me 21 vjet burgim, për vrasje.

Autoritetet kanë bërë të mundur sjelljen në vendin tonë të Lekë Prendit, alias Aleks Kola alias Nikolin Pacani, 42 vjeç.

“Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, falë koordinimit dhe bashkëpunimit me autoritetet policore të Mbretërisë së Bashkuar, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit: Lekë Prendi alias Aleks Kola alias Nikolin Pacani, 42 vjeç.” – njofton policia.

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Lekë Prendi është dënuar me 21 burg në mungesë për një vrasje të kryer në vitin 2000, ku i vdekur mbeti prifti Gjovalin Prendit gjatë një grabitjeje autobusi në Kukës.

Lekë Prendi shkoi në Angli duke pretenduar se ishte një refugjat lufte nga Kosova me emrin Aleks Kola, të cilin ai e përdori deri në momentin e arrestimit në korrik të vitit 2013.

Gjatë grabitjes së autobusit me klerikë, Leka padashje ka qëlluar mbi priftin duke e lënë të vdekur në vend.