Me 76 vota pro dhe 32 kundër Kuvendi ka miratuar pasditen e sotme ndryshimet në qeveri. Belinda Ballukut u votua si zv.kryeministre në vend të Arben Ahmetajt dhe Majlinda Dhuka si kryenegociatore në vend të Zef Mazit.
Kuvendi u mbledh sot pasdite për të votuar dekretet e presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në kabinet të propozuara nga kryeministri Edi Rama.
Opozita kërkoi debat për ndryshimet por që u hodh poshtë nga mazhoranca. Berisha akuzoi kryeparlamentaren se po shkel rregulloren.
Kryeministri Rama argumentoi se këto ndryshime lidhen me faktin që procesi rindërtimit u mbyll dhe fokusi i qeverisë do të jetë tek energjia dhe tek integrimi.