Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi në Mirditë me personalitete të fushave të ndryshme, deklaroi se afera e inceneratorëve do të shkojë drejt 700 milionë eurove.
“Ju keni dëgjuar për djegësat. Janë jo 420 milionë euro. Po shkon përllogaritja drejt 700 milionë euro. Dhe djegësa, përveç atij 12 milionë euro në Elbasan, nuk ekzistojnë. Kanë vjedhur me valixhe. Kërkojnë të gjejnë mënyra egërsimi tani, kujtojnë se do të shpëtojnë. Me 700 milionë euro dyfishoheshin të gjitha pensionet në Shqipëri”, tha Berisha.
“Ka krim më të madh se ky. Ka qindra e mijëra pensionistë që nuk mjekohen dot, që u dridhet dora kur blejnë ushqimet. Dhe ky merr, zhduk me firmën e tij, me procedurë të mbyllur, antiligjore, qindra e qindra milionë euro”, shtoi Berisha.