Ju kujtohet ish-portieri i famshëm i Gjermanisë dhe Arsenalit, Jens Lehmann? Tani harroni pritjet e tij dhe imagjinojeni me një motorsekë në duar, teksa shkatërron garazhin e komshiut.
Nuk është fantazi. Është ngjarje reale që ka ndodhur disa orë më parë dhe që është filmuar nga telekamerat e sigurisë. Sipas ‘Bild’, Lehmann ishte protagonist i këtij episodi të çuditshëm dhune.
Ish-portieri ka shkatërruar strukturën e garazhit të komshiut, që sipas Lehmann-it, është ndërtuar në pronën e tij dhe e pengonte të shijonte panoramën e Liqenit Starnberg.
Nuk është e hera e parë që ish-portieri gjerman krijon probleme me komshinjtë. Më parë ai ka qenë autor i disa akteve “vandale”, që kanë dëmtuar komshinjtë. Për episodin e fundit dhe të tjerë po heton policia.