Njerëzit që flenë më shumë mund të jenë në rrezik më të madh të zhvillimit të presionit të lartë të gjakut dhe goditjes në tru.
Një studim i ri i cili shqyrtoi modelet e gjumit të 360,000 britanikëve tregoi se gjumi i tepërt është i dëmshëm.
Shkencëtarët në Universitetin Qendror të Jugut të Spitalit Xiangya në Kinë zbuluan se pjesëmarrësit që flinin gjatë ditës rreth 24% kishin pasur goditje në tru dhe 12% kishin pësuar presion të lartë të gjakut.
Në këtë hulumtim, kohëzgjatja e gjumit gjatë ditës u regjistrua.
Të rinjtë kishin gjithashtu një rrezik të shtuar për shëndetin nga gjumi i tepërt. Studimi zbuloi se moshat nën 60 vjeç që flinin gjatë ditës kishin një rrezik 20 për qind më të lartë për t’u prekur nga presioni i lartë i gjakut, ndërsa kjo shifër ishte 10 për qind për ata që ishin mbi 60-vjeç.
“Ky studim i bën jehonë gjetjeve të tjera që në përgjithësi tregojnë se gjumi i tepërt duket se reflekton një rrezik në rritje për problemet me shëndetin e zemrës dhe sëmundje të tjera. Gjumi i dobët gjatë natës lidhet me një shëndet më të dobët dhe dremitjet nuk janë të mjaftueshme për ta kompensuar atë”, tha Michael Grandner nga Shoqata Amerikane e Zemrës, i cili nuk ishte pjesë e studimit.