Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njofton qytetarët shqiptarë se sot në orën 14:00 deri në 23:59 do të kryejë një operacion mirëmbajtje të sistemeve dhe faqeve zyrtare të institucioneve publike.
Për pasojë gjatë ditës së sotme do të ketë vështirësi në aksesin e çdo faqeje publike, për të cilën AKSHI kërkon mirëkuptim.
Kjo ndërhyrje vjen në vazhdën e përballjes me pasojat e sulmit kibernetik.
Sipas AKSHI-t, kjo do t’i shërbejë përmirësimit të mëtejshëm në dhënien e shërbimeve publike online.