Edhe pse nuk e ka shprehur saktësisht me këto fjalë, videoja që ai ka shpërndarë në Facebook-un e tij personal tregon ekzaktësisht këtë gjë.
Deputeti socialist Artan Gaçi ka shkruar: “<em>Më në fund pas 3 vjetësh PD ia doli të organizonte një protestë të denjë dhe për herë të parë paqësore. Ekzaltimi i tepruar shpjegohet me videon e mëposhtme</em>”,- përfundon ai.
Dhe në videon e shpërndarë duket një profesoreshë psikologjie që pyet disa të pranishëm për numrin e herëve që kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë vitit, ku ka nga ata që kryejnë 1 herë në ditë, në javë, në muaj.
Por është edhe njëri që kryen 1 herë në vit e sipas Gaçit është pikërisht ky shembulli i PD-së, shkruan blitz.al